Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajme“Çartet” Lumir Abdixhiku, u sulet bashkëpartiakëve: “Zot, fali, kaq dinë – populli...

“Çartet” Lumir Abdixhiku, u sulet bashkëpartiakëve: “Zot, fali, kaq dinë – populli s’ka për t’i falur”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpërthyer me një reagim të ashpër ndaj bashkëpartiakëve të tij, në kohën kur përplasjet brenda LDK-së po marrin përmasa gjithnjë e më serioze.

Abdixhiku ka lënë të kuptohet se kundërshtimet e fundit ndaj tij nuk lidhen me parime apo me interesin e Kosovës, por me ambiciet për ta marrë drejtimin e LDK-së.

“S’rrotullohet shteti për një ambicie”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka vazhduar edhe më ashpër, duke thënë se kishte menduar që beteja e bashkëpartiakëve të tij bëhej për parime dhe për Kosovën, por se tash, sipas tij, po del në pah një betejë për kreun e partisë.

“Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka rikthyer në reagimin e tij edhe trashëgiminë politike të LDK-së, duke bërë një krahasim të fortë mes asaj që partia përfaqësonte dikur dhe asaj që, sipas tij, po shfaqet sot brenda saj.

“LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete.”

Goditjen më të fortë, megjithatë, Abdixhiku e ka lënë për fund.

“Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”, ka përfunduar kreu i LDK-së.

Reagimi i Abdixhikut shënon një tjetër përshkallëzim të përplasjes brenda LDK-së, e cila tashmë nuk po zhvillohet vetëm rreth qëndrimeve politike dhe zhvillimeve të fundit në vend, por po prek hapur edhe çështjen e drejtimit të partisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT