Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së partisë, e cila pritet të nisë pas pak, do të diskutohet edhe koalicioni i Përparim Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës në kryeqytet.
E pyetur nëse ky koalicion do të jetë pjesë e diskutimit, ajo u përgjigj shkurt: “Të gjitha këto janë tema partiake që do të diskutohen”, njofton Klankosova.tv.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se do të nisë bashkëpunim politik me PDK-në në kryeqytet. Ai tha se ky bashkëpunim po ndodh për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Përparim Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në në Prishtinë


