Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeLajmeSot i jepet lamtumira e fundit 63-vjeçarit që vdiq në aksidentin tragjik...

Sot i jepet lamtumira e fundit 63-vjeçarit që vdiq në aksidentin tragjik në Pejë

Musa Llugagjija humbi jetën pasi u godit nga një veturë në një aksident që ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së djeshme.

Familjarët kanë njoftuar se sot do t’i jepet lamtumira e fundit Musa Llugagjisë, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur dje në aksin rrugor Zllapek–Raushiq, në komunën e Pejës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Leshan, ndërsa kortezhi funeral do të nisë nga shtëpia e të ndjerit në ora 18:00.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke e lënë veturën në afërsi të vendit ku ndodhi përplasja.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e këmbësorit në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të dyshuar të automjetit.

Rasti ka tronditur familjarët dhe komunitetin lokal, ndërsa ceremonia e sotme pritet të mbledhë familjarë, miq dhe qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT