Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmePlagosja në Istog: Pas disa ditësh në arrati, arrestohet Vezir Haziraj

Plagosja në Istog: Pas disa ditësh në arrati, arrestohet Vezir Haziraj

Është dorëzuar në polici, Vezir Haziraj, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi më 7 gusht në fshatin Orroberdë të Istogut.

Policia e Kosovës përmes një komunikate, ka treguar se pas një pune intensive hetimore dhe një plani të përbashkët të njësive policore, i dyshuari, duke parë se nuk kishte mundësi të largohej, është dorëzuar.

Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës.I dyshuari Vezir Haziarj, duke e pa se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident” thuhet në komunikatë.

Rasti i plagosjes ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës 20:50, ndërsa viktima ishte plagosur me armë zjarri dhe pas marrjes së ndihmës në Spitalin Rajonal të Pejës ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit Policor do të ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore”, ka thënë Nikçi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT