Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeHamiti për ftesën e Haxhiut drejt liderëve politikë: Nuk është aspak serioze...

Hamiti për ftesën e Haxhiut drejt liderëve politikë: Nuk është aspak serioze (VIDEO)

Profesoresha universitare Vjosa Hamiti e ka konsideruar jo serioze ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me liderët e partive politike.

Sipas saj, Albulena Haxhiu është bashkëfajtore me Albin Kurtin në shkeljen e Kushtetutës së Kosovës.

Kjo ftesë e ushtrueses së detyrës dhe deputetes Albulena Haxhiu për mua nuk është aspak serioze për një arsye të thjeshtë, sepse ajo është bashkëfajtore në shkeljen e kushtetutës që po i bëhet Republikës së Kosovës prej 7 gushtit edhe faktikisht po kërkohet që të mblidhen kinse për një Ujdi, mirëpo siç e dimë të gjithë kjo është e gjitha orkestrim i Albin Kurtit për me shty datën e zgjedhjeve që shpreson ai që do t’i mbajë në dhjetor”, ka deklaruar Hamiti në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ajo theksoi se, thirrja për një takim me partitë politike, e paraqitur si mundësi për të arritur një ujdi, nuk është mënyra e duhur për ta zgjidhur situatën politike.

Ndër të tjera, Hamiti ka pretenduar se prapa kësaj situate qëndron një strategji politike e kryeministrit në detyrë për ta shtyrë datën e zgjedhjeve, derisa vlerësoi pozitivisht vendimin e Aleancës dhe PDK-së për të mos marrë pjesë në takimin e ftuar nga Haxhiu.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT