Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeMorina: Nuk duhet asnjëherë t’i neglizhojmë kërcënimet e Vuçiqit (VIDEO)

Morina: Nuk duhet asnjëherë t’i neglizhojmë kërcënimet e Vuçiqit (VIDEO)

Eksperti i ujërave, Mumin Morina, ka paralajmëruar se Kosova nuk duhet t’i neglizhojë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me lumin Ibë.

Në Info Magazine në Klan Kosova, Morina tha se çështja është bërë më serioze pasi, sipas tij, idetë e përmendura më herët nga Vuçiqi tashmë janë konkretizuar.

Nuk duhet asnjëherë që ne t’i neglizhojmë këto kërcënime”, ka thënë Morina.

Ai ka theksuar rëndësinë strategjike të Liqenit të Ujmanit për Kosovën, duke thënë se ai nuk shërben vetëm për furnizim me ujë dhe ujitje, por ka rëndësi edhe për industrinë e vendit.

Vuçiqi njihet për këto deklarata realisht, nuk duhet asnjëherë që ne t’i neglizhojmë këto kërcime sepse duke ditë që Ujmani për Kosovën është jetik domethënë që nuk është veç për pjesë edhe për ujitje po e mban gjallë edhe industrinë vitale të shtetit të Kosovës.”, është shprehur ai.

Sipas Morinës, duke pasur parasysh historinë e luftës në Kosovë dhe deklaratat e presidentit serb, institucionet kosovare duhet ta marrin seriozisht çdo paralajmërim që lidhet me resurset ujore.

Duke e marrë parasysh që kemi të bëjmë me një shtet që jo gjatë nga sot ka pas Kosova luftë, ka qenë një shtet agresor, duke marrë parasysh se Vuçiqi njihet për këto deklarata, realisht nuk duhet asnjëherë t’i neglizhojmë këto kërcënime”, ka thënë Morina.

Eksperti i ujërave ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura për reagim dhe të përdorin mekanizmat ndërkombëtarë në rast se Serbia ndërmerr hapa që mund të prekin interesat e Kosovës.

Morina ka theksuar se reagimi ndaj Serbisë nuk mund të jetë domosdoshmërisht i drejtpërdrejtë, pasi planet për devijimin e lumit Ibër do të zhvilloheshin brenda territorit të Serbisë.

Megjithatë, sipas tij, Kosova ka mundësi që përmes konventave ndërkombëtare dhe mbështetjes së partnerëve të saj të kërkojë reagim ndaj këtyre veprimeve.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT