Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmePaçarizi: Veprimet e PDK-së janë të duhura për një parti opozitare (VIDEO)

Paçarizi: Veprimet e PDK-së janë të duhura për një parti opozitare (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi i ka vlerësuar si të duhura veprimet e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke i cilësuar ato si hapa që i takojnë një partie opozitare.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Paçarizi tha se PDK-ja tashmë ka hyrë në një fazë të re politike, e cila, sipas tij, mund të jetë veçanërisht problematike gjatë muajit shtator.

Këto veprime që i pamë ditët e fundit nga Partia Demokratike e Kosovës mendoj që i takojnë, janë të duhurat për një parti opozitare, sidomos për një parti opozitare si Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka qenë realisht në shënjestër të disa sulmeve jo shumë korrekte nga jo politikisht korrekte nga lëvizja Vetëvendosje dhe ata tashmë duan që të dalin në pah por sado që janë kreative, sado që janë të pëlqyeshme në një farë mënyre nga publiku, unë prapë se prapë mendoj që edhe Partia Demokratike e Kosovës, edhe Aleanca apo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk guxojnë të kalkulojnë në kurriz të kushtetutës dhe të rendit demokratik. Domethënë në këtë në këto situata kur ata vetë deklarojnë që zotri Kurti po eminon sistemin kushtetues dhe demokratik të shtetit të Kosovës, ata duhet të shndërrohen në gardian të kushtetutës të rendit dhe të ligjit dhe t’i trajtojnë këto çështje edhe paralelisht me veprimet e tjera edhe në rrugën institucionale”, ka deklaruar Paçarizi.

Ai ka thënë se shtatori pritet të jetë muaj i rëndësishëm edhe për shkak të vendimit që pritet të shpallet më 16 shtator në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Paçarizi ka kritikuar kalkulimet politike kur bëhet fjalë për Kushtetutën, duke thënë se çdo pretendim për shkelje duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT