Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajme13-vjeçari përjeton tmerrin: U mbajt peng dhe u ngacmua seksualisht në Tiranë...

13-vjeçari përjeton tmerrin: U mbajt peng dhe u ngacmua seksualisht në Tiranë – arrestohet i dyshuari 31-vjeçar

Një 13-vjeçar në Tiranë ka rrëfyer se është mbajtur peng dhe është ngacmuar seksualisht nga një 31-vjeçar.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa rezulton më parë kishte precedent në lidhje me narkotikë, raporton A2 CNN, përcjell Sinjali.

I mituri dëshminë e dha në praninë e psikologut, ndërsa policia dyshon se viktima u mbajt për disa orë pa dëshirën e tij në banesën e të dyshuarit, në zonën e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, më 23 korrik.

31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat, gjatë marrjes në pyetje nga policia pas denoncimit të bërë më 24 korrik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT