Në këmbët e tij e kishte mundësinë për ta siguruar çerekfinalen.
Por penalltinë e fituar nga Kylian Mbappe, braziliani Vinicius Junior nuk e konkretizoi në gol, duke e gjuajtur topin jashtë.
Në rast se do të shënonte nga pika e bardhë, me rezultatin 1-1 në këtë ballafaqim, Real Madrid do ta vazhdonte garën në Ligën e Kampionëve.
Kjo pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të tyre, njofton Klankosova.tv.
Akti i dytë që po zhvillohet në “Metropolitano”, i takoi Atletico Madridit, të cilët me fitoren 1-0 në 90 minutat e duelit të kthimit, e dërguan këtë ballafaqim në vazhdime.
Se cila prej këtyre dy skuadrave do të kualifikohet në çerekfinale, mbetet të shihet pas shtesave, eventualisht edhe penalltive, derisa në rast të eliminimit të kampionëve aktual, pesha kryesore e fajit do t’i mbetet Viniciusit, për shkak të mos realizimit nga 11 metra.
The post 11-metërshi i eliminimit? – Vinicius humb penalltinë e parë që kur erdhi te Reali appeared first on Klan Kosova.


