A mund të vendosë një vend një kufi të caktuar për popullsinë e tij? Kjo ishte pyetja së cilës Zvicra iu përgjigj të dielën në një referendum për të vendosur mbi një propozim për të kufizuar popullsinë e saj në 10 milionë.
Megjithatë, zviceranët i thanë “Jo” këtij referendumi, transmeton Klankosova.tv.
Opinionistja Besa Mahmuti, në emisionin “Kosova Today” tha se nga ky rezultat nuk është befasuar.
Rrezikimi i kontratave bilaterale me Evropën, besoj që këtë herë, popullin zviceran e ka stimuluar të qëndrojë siç është tash. Por, popullsia është problem, dhe mund të ketë sërish tendencë në pesë vitet e ardhshme për të bërë një referendum të tillë”, tha Mahmuti.
Se a e prek diasporën shqiptare një politikë e ngjashme, Mahmuti tha se tash për tash, nuk ka telashe për mërgatën pasi referendumi dështoi.


