Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit në autoudhë për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë të përgjithshme mbi 20 tonë.
Kufizimi do të vlejë nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pasi temperaturat parashikohet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të vazhdojë pa kufizime.
Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Operatorëve dhe drejtuesve të automjeteve u kërkohet ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


