Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeBarcelona mposht Athletic Bilbaon dhe regjistron fitoren e dytë radhazi

Barcelona mposht Athletic Bilbaon dhe regjistron fitoren e dytë radhazi

Barcelona ka vazhduar me formë të mirë në sezonin e ri të La Ligës, duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2:0.

Katalanasit e dominuan takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 37-të përmes Raphinhas.

Skuadra vendase vazhdoi ta kontrollonte ritmin e lojës, ndërsa Athletic Bilbao e pati të vështirë të krijonte raste të rrezikshme.

Fitoren e Barcelonës e vulosi Fermín López, i cili realizoi në minutën e 82-të për rezultatin përfundimtar 2:0.

Me këtë triumf, Barcelona grumbullon gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para dhe jep sinjale se synon ta mbrojë titullin e kampionit.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet pa pikë, pasi ka pësuar dy humbje në dy javët e para të sezonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT