Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeNesër në Prishtinë protestohet kundër vrasjes së grave

Nesër në Prishtinë protestohet kundër vrasjes së grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë në Prishtinë me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 12:00, ku pjesëmarrësit do të kërkojnë reagim më të fuqishëm nga institucionet dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Organizatorët kërkojnë që vrasjet e grave dhe dhuna me bazë gjinore të mos trajtohen si raste të izoluara, por si çështje urgjente që kërkojnë veprim të menjëhershëm shtetëror.

Ata bëjnë thirrje për forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e grave në rrezik, mbështetjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve të reja të dhunës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT