Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajmeZvicër: Gjendet e vdekur gruaja në banesën e saj, arrestohet si i...

Zvicër: Gjendet e vdekur gruaja në banesën e saj, arrestohet si i dyshuar burri i saj nga Kosova

Një shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, 60 vjeçar është arrestuar në Zvicër, pasi i njëjti dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Siç shkruan Aaraguer Zeitung, transmeton Klankosova.tv, të njëjtit i është caktuar paraburgim për tre muaj.

Gruaja është gjetur e vdekur në banesën e saj në Obermumpf.

Rezultatet fillestare të këtyre hetimeve tashmë flasin për krim, shkruan prokuroria publike, derisa nuk ka dhënë detaje të tjera.

Gazeta ka publikuar edhe postimin prekës të vajzës të së ndjerës, e cila ka shkruar në Facebook për humbjen e nënës.

“Ti ishe shtëpia jonë, ngushëllimi ynë, lumturia jonë më e madhe.”

“Ti ishe shtëpia jonë, ngushëllimi ynë, lumturia jonë më e madhe”: Kështu shkruan vajza e të ndjerit në Facebook – postim që i arrestuari e ka shpërndarë. Teksti është shkruar në gjuhën shqipe, me sa duket familja vjen nga Kosova.

The post Zvicër: Gjendet e vdekur gruaja në banesën e saj, arrestohet si i dyshuar burri i saj nga Kosova appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT