Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajmeShqiptarët dhe mosmirënjohja ndaj SHBA-së, Paçarizi: S’është hera e parë (VIDEO)

Shqiptarët dhe mosmirënjohja ndaj SHBA-së, Paçarizi: S’është hera e parë (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se mosmirënjohja ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është një fenomen i ri te shqiptarët.

Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës tha se “kombet si ky i yni” shpesh harrojnë të jenë mirënjohës ndaj aleatëve të tyre.

“Duket sikur kombet si ky i yni harrojnë të jenë mirënjohës. U duket sikur kanë kaluar Detin e Kuq, ku Moisiu i barti izraelitët prej skllavërisë së Egjiptit në Tokën e Premtuar, e pastaj ata ngritën statujën e viçit prej ari dhe iu falën viçit, e jo Moisiut që i kishte shpëtuar. Këto janë kode biblike që përsëriten dhe disa kombe janë më pak rezistente ndaj tyre”, tha ai.

Paçarizi tha se historia e veçantë e Kosovës ka bërë që vendi të marrë vëmendjen e SHBA-së, duke argumentuar se pozita e saj brenda ish-Jugosllavisë e bëri një partner me rëndësi strategjike për Uashingtonin.

Sipas tij, Kosova ishte një rast i veçantë në përbërjen e ish-Jugosllavisë, ndërsa interesimi amerikan lidhej edhe me gjeopolitikën e rajonit dhe nevojën për të pasur një aleat në një mjedis që ai e përshkroi si potencialisht armiqësor.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT