Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajmeDy aksidente në Pogradec, një i vdekur dhe një i lënduar

Dy aksidente në Pogradec, një i vdekur dhe një i lënduar

Dy aksidente janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.

Në aksidentin e parë, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës në rrugën e re të Qafë Plloçës. Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit mbi automjetin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT