Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për shtesat që po ekzekutohen nga qeveria në detyrë.
Ai u shpreh se mënyra siç po bëhet është blerje e votës, duke shtuar se kjo vazhdimisht po ndodh para zgjedhjeve.
“Absolutisht, mënyra siç po bëhet është blerje e votës. Qe tri herë radhasi, para zgjedhjeve, mes fushatës, kryeministri në detyrë shpërndanë para për qytetarët, kjo është blerje e votës”.
Zogaj gjithashtu tha se në vendet demokratike kjo nuk lejohet dhe sipas tij, është e ndaluar me ligj.
“Në vendet tjera demokratike kjo nuk lejohet, është e ndaluar me ligj, sepse quhet keqpërdorim i zyrës, keqpërdorim i pozicionit për zgjedhje”, tha ai./Klankosova.tv


