Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinj për ndërhyrje të shpejtë

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinj për ndërhyrje të shpejtë

Policia e Kosovës ka certifikuar 21 operatorë të rinj të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë.

Ceremonia u mbajt të premten në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”.

Operatorët përfunduan me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes dhe përgatitjes, përfshirë trajnimin bazik tetëjavor. Gjatë këtij programi intensiv teorik dhe praktik, ata u trajnuan për përgatitje profesionale, fizike dhe taktike, si dhe për reagim të shpejtë në situata të ndryshme operative.

Certifikatat u ndanë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Hoxha i përgëzoi operatorët për suksesin dhe vlerësoi përkushtimin e tyre gjatë procesit, duke theksuar rëndësinë e disiplinës, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në kryerjen e detyrave policore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT