Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në “Raportin e Auditimit Për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Mitrovicës së Veriut Për Vitin 2025“, ka gjetur se komuna nuk ka kryer faturimin dhe inkasimin e shumës prej 7 mijë e 548 euro për shkak se nuk ka kërkuar leje mjedisore dhe nuk ka bërë përcaktimin e taksës për leje mjedisore komunale të një objekti të banimit kolektiv me sipërfaqe prej 12,580 metër katror mbi të cilën do llogaritej tarifa në lartësi prej 0.2% të vlerës së investimit.
Sipas këtij raporti, me datë 02.09 2025 në Drejtorinë e Urbanizmit është paraqitur një kërkesë për pajisje me leje ndërtimi për një objekt banimi kolektiv me sipërfaqe 12,580 metër katror, raporton klankosova.tv.
“Më datë 02.09.2025, në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, është paraqitur një kërkesë për pajisje me leje ndërtimi për një objekt banimi kolektiv me sipërfaqe prej 12,580 m2. Gjatë rishikimit të dokumentacionit përkatës, është konstatuar se Drejtoria nuk ka kërkuar lejen mjedisore dhe me këtë rast nuk është bërë përcaktimi i taksës për leje mjedisore komunale mbi të cilën do të llogaritej tarifa në lartësi prej 0.2% të vlerës së investimit. Vlera e investimit të projektit ishte 3,774, 180€ dhe si rezultat i kësaj, komuna nuk ka kryer faturimin dhe inkasimin e shumës prej 7,548€”.
ZKA thekson se deri te mos caktimi i taksës për leje mjedisore ka ardhur si rezultat i mos kërkesës së lejes mjedisore nga komuna për shkak të mos zbatimit të procedurave administrative ligjore.
“Deri të mos caktimi i taksës për leje mjedisore ka ardhur si rezultat i mos kërkesës së lejes mjedisore nga komuna për shkak të mos zbatimit të procedurave administrative ligjore”.
Sipas raporti të ZKA-së, moszbatimi i procedurave për leje mjedisore mund të ndikojë në mos plotësimin e kushteve të cilat lidhen me natyrën e ndërtimit siç janë mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i mbetjeve të ndërtimit si dhe ndikon në mos inkasimin e të hyrave të cilat rrjedhin taksa për leje mjedisore komunale.
“Mos përfshirja e aktiviteteve të cilat kërkojnë leje mjedisore dhe moszbatimi i procedurave për leje mjedisore ashtu siç kërkohen me rregullat ligjore mund të ndikojë në mos plotësimin e kushteve të cilat lidhen me natyrën e ndërtimit siç janë mbrojtja e mjedisit, menaxhimit të mbetjeve të ndërtimit, si dhe ndikon në mos inkasimin e të hyrave të cilat rrjedhin taksa për leje mjedisore komunale”.
Raporti rekomandon që kryetari duhet të sigurojë se në raste të tilla të kërkojë lejen mjedisore komunale nga drejtoria përgjegjëse dhe që tarifat të llogariten dhe të inkasohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar: KËTU.


