Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbizZjarri përfshin parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë

Zjarri përfshin parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, është raportuar një zjarr në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të lokalizojnë flakët.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT