Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeUNMIK-u publikon fotografinë e rrallë nga viti 1999: Një moment shprese pas...

UNMIK-u publikon fotografinë e rrallë nga viti 1999: Një moment shprese pas një periudhe të vështirë

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka publikuar një fotografi të rrallë nga viti 1999, e cila rikthen në kujtesë atmosferën e asaj periudhe të vështirë për qytetarët e Kosovës.

Në fotografi shihet një djalë i ri me duart e ngritura mes një turme njerëzish, në një moment që UNMIK-u e ka përshkruar si simbol të shpresës dhe qëndrueshmërisë pas përjetimeve të rënda.

“Fytyrat u kthyen nga qielli, ndërsa entuziazmi i një djali të ri kap një moment shprese në vitin 1999. Pas një periudhe vështirësish të thella, skena të tilla pasqyronin qëndrueshmërinë e njerëzve dhe shpresat e tyre për të ardhmen”, thuhet në përshkrimin e UNMIK-ut.

Fotografia pasqyron emocionet dhe shpresën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT