Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 9-24 km/h, njofton MeteoKosova.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 36°C.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


