Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarrfikësit: Flakët në Sllatinë janë lokalizuar

Zjarrfikësit: Flakët në Sllatinë janë lokalizuar

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot gjatë ditës në pistën e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e cila është përdorur për “Drag Race”, gara me vetura.

Komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Lipjanit, Sadri Shamolli, ka konfirmuar për Klankosova.tv se tanimë zjarri është lokalizuar edhe pse ka vatra flakësh, por jo të rrezikshme, ndërsa sipas tij, nuk ka persona të lënduar.

Jemi ende ne vendngjarje po zjarri është lokalizuar, ende ka vatra zjarri, por janë nënkontroll”, ka thënë Shamolli për Klankosova.tv

Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë tymin e madh që ka dalë nga deponia ku grumbullohen goma jashtë përdorimit, e cila ndodhet në afërsi të rrugës kryesore të kësaj zone.

Shamolli poashtu ka bërë të ditur se në ndihmë, kanë ardh edhe zjarrfikësit nga Prishtina dhe Drenasi.

Ndërsa, në lidhje me këtë ngjarje, Klankosova.tv ka kontaktuar gjatë ditës edhe Policinë e Kosovës, mirëpo nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje.

Klankosova.tv poashtu ka kontaktuar edhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, Driton Ujkani, i cili bëri të ditur se zjarri që ka përfshirë deponinë e gomave në Sllatinë, nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e operimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Zjarri është jashtë rrethojës së aeroportit, andaj edhe i njëjti nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e operimeve sipas orarit të paraparë”, ka deklaruar Ujkani.

Sipas tij, pavarësisht tymit të shkaktuar nga zjarri në Sllatinë, operimet ajrore në aeroport janë duke vazhduar normalisht.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT