Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajme“Super-kriminela”, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin (VIDEO)

“Super-kriminela”, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e tij.

Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musliu ka thënë se institucionet e vendit janë futur në një situatë të rëndë dhe se, sipas saj, sistemi politik në Kosovë është “për toke”.

Ajo i është referuar një deklarate të Kurtit të mëhershme ku i cilësonte të gjithë ata që shkelin kushtetutën “super-kriminela”.

Ju e dini shumë mirë sa e sa herë neve na është thënë nga Albin Kurti, që ai që shkel ligjin është kriminel, e ai që e shkel Kushtetutën është super-kriminel. Dhe nëse ti më pyet mua direkt se kush po na e ndalon me shku në Kuvend ose kush e ka uzurpuar Kuvendin, unë e them me bindje të plotë dhe me argumente të forta që Kuvendin po na e ndalojnë dy super-kriminela, e në këtë rast janë Albin Kurti edhe Avni Dehari”, ka thënë Musliu.

Ndiqeni deklarimin e Musliut:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT