Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr tragjik në magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi

Zjarr tragjik në magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Fllakës në Durrës, ku një zjarr në ambientet e një magazine ka shkaktuar humbjen e jetës së një të riu dhe plagosjen e një tjetër personi.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është një 25-vjeçar nga Bangladeshi, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia si pasojë e tymit të dendur. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një bombol gazi në ambientin ku përgatitej ushqimi për punonjësit.

Një tjetër person, rreth 30 vjeç nga Kenia, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në spital.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policia e Shtetit dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT