Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr në një depo në Jahoc të Gjakovës, digjet kazani për prodhimin...

Zjarr në një depo në Jahoc të Gjakovës, digjet kazani për prodhimin e peletit

Një zjarr ka përfshirë sonte një depo në fshatin Jahoc të Gjakovës, ku është djegur kazani që përdorej për prodhimin e peletit.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar zjarrfikësit e Gjakovës, të cilët kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

“Ka qenë ni depo që prodhon pilet. Kazani që prodhon është djeg edhe e kanë shkarku në kamionet për shuarjen e flakëve”, thanë zjarrfikësit për Sinjalin.

Ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë reaguar me kohë dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT