Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeDiell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë...

Diell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 29 dhe 30 gushtit, ku priten temperatura të larta, ndërsa e shtuna mund të sjellë reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, e shtuna do të nisë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës, vranësirat pritet të dendësohen dhe të krijojnë kushte për zhvillimin e vranësirave konvektive, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshje lokale shiu.

Nuk përjashtohet mundësia që reshjet të jenë të shkurtra dhe lokalisht të shoqërohen me erëra të përforcuara.

Temperaturat minimale të shtunën pritet të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s, ndërsa në zonat ku zhvillohen vranësira konvektive mund të ketë përforcime të përkohshme.

Ndërkohë, e diela, 30 gusht, pritet të jetë kryesisht me diell dhe e ngrohtë. Vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen kryesisht përreth relievit malor.

Temperaturat minimale të dielën do të jenë 12–16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 29–33 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Sipas IHMK-së, temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe në fillim të shtatorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT