Birmingham City ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, i cili aktualisht është pjesë e Ipswich Townit.
Lajmin e ka bërë të ditur të premten BBC, ndërsa te Birmingham City besojnë se marrëveshja për transferimin e 25-vjeçarit mund të arrihet së shpejti.
Tashmë, vendimi i takon Ipswich Townit, i cili duhet të përcaktojë nëse do ta lejojë largimin e Mehmetit apo do ta mbajë reprezentuesin shqiptar në skuadër.
Mehmeti iu bashkua Ipswich Townit në janar të këtij viti, pasi u transferua nga Bristol City për 3 milionë euro.
Ipswich Towni garon në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, pasi sezonin e kaluar u rikthye në Premier League, duke e përfunduar kampionatin në pozitën e dytë me 84 pikë.
Mehmeti, i cili luan si mesfushor me tipare sulmuese, deri tani ka zhvilluar pesë ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


