Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr në jugun e Shqipërisë, ndërhyhet edhe me helikopter

Zjarr në jugun e Shqipërisë, ndërhyhet edhe me helikopter

Një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive që prej mesnatës së kaluar pranë Palasës, ku flakët kanë përfshirë një kodër dhe po përballen me vështirësi për t’u vënë nën kontroll.

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë të pamundur neutralizimin e plotë vetëm përmes ndërhyrjes nga toka.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivët e policisë dhe punonjësit e zonave të mbrojtura, të cilët gjatë gjithë natës kanë punuar për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të zjarrit, gjatë ditës së sotme në operacion është përfshirë edhe një helikopter, i cili po ndërhyn për shuarjen e flakëve.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit mbetet ende në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT