Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeTemperatura befasuese gjatë muajit gusht – Stuhi ekstreme? Meteorologu jep këshilla! (VIDEO)

Temperatura befasuese gjatë muajit gusht – Stuhi ekstreme? Meteorologu jep këshilla! (VIDEO)

Temperatura e larta kanë sfiduar kontinentin evropian gjatë gjithë verës së këtij viti.

Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia u përballën me temperatura që detyruan autoritetet në ngrisin alarmin e kuq në disa zona të territorit të tyre, transmeton klankosova.tv.

Meteorologu Valdrin Shala në emisionin “Weekend” tha se kjo gjendje që ka kapluar Evropën Perëndimore është për shkak të fenomenit “Omega bllok”.

“Kjo gjendje që po mbretëron gjatë kësaj vere është për shkak të fenomenit Omega bllok që është pozicionuar mbi Evropën Perëndimore kur kemi pozicionim të omegës bllok ose masa anticiklonike që shtrihet me një zonë të caktuar si për shembull që u shtri tërë verën shumicën e kohës në Evropën Perëndimore atëherë të dy anët e kundërta. Ana e djathtë edhe ana e majtë midis Omegës bllok ka me vazhdu me pas më të paqëndrueshëm. Do thotë komplet pjesa e Evropës Perëndimore i ka pasur edhe temperaturat më të larta, Spanja, Portugalia, Franca edhe Gjermania ka shënuar dhe rekordin e ri. Nëse nuk gaboj rekordin e të gjitha kohrave e ka shënuar deri në 42 gradë Celcius. Po ashtu Franca deri në 45 nëse nuk gaboj kështu, ju ka afruar vlerave rekordit historik. Ndërsa Kosova ose rajoni jonë pjesa e Ballkanit ka pasur temperatura më të ulëta në krahasim me vitet e kaluara”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT