Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr i madh në Fabrikën e Stiroporit në Prizren, një punëtor dërgohet...

Zjarr i madh në Fabrikën e Stiroporit në Prizren, një punëtor dërgohet në spital

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në Fabrikën e Stiroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për këtë rajon.

Bytyqi deklaroi se si shkak problemeve me frymëmarrjen si shkak i tymit, një punëtor i fabrikës u dërgua për trajtim në Emergjencë.

“Sipas mjekut kujdestar nuk ka pësuar lëndime të dukshme”, deklaroi Bytyqi.

Ai theksoi se dëmet sipas deklarimit të pronarit janë të konsiderueshme dhe kapin shifrën e 400 mijë eurove.

“Sipas informatave të grumbulluara nga dëshmitarët dhe pronari i fabrikës, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një makineri që përdoret për thithjen e pluhurit”, theksoi ai për Klankosova.tv.

“Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit, së bashku me njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke e vënë situatën plotësisht nën kontroll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Hetuesi i Stacionit Policor në Prizren si dhe njësia e Krim-Teknikës. Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve Rajonale si dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Incident zjarri””, shtoi Bytyqi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT