Saturday, June 13, 2026
spot_img
HomeLajmeZhvillohet bashkëbisedim me nxënësit e Ferizajt kundër dhunës në familje

Zhvillohet bashkëbisedim me nxënësit e Ferizajt kundër dhunës në familje

Nxënësve të shkollave të mesme të Ferizajt, iu fol të premten kundër dhunës në familje.

Bashkëbisedimin me ta e bëri policia rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me përfaqësues të komunës së Ferizajt,  Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore, KFOR, OSBE, Qendrës për Punë Sociale, anëtarë të Mekanizmit Ndërinstitucional Kundër Dhunës në Familje dhe të tjerë,

Ngjarja u zhvillua në kuadër të fushatës  “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, në palestrën “Bill Clinton”.
“Në këtë bashkëbisedim me nxënës, drejtuesit e institucioneve vunë theksin që të bashkuar të luftojnë dukurinë e dhunës me bazë gjinore, ndërsa edhe nxënësit paraqiten pyetjet, komentet dhe shqetësimet e tyre për këtë dukuri” , thuhet në komunikatë, përcjell Klankosova.tv.

Policët e Njësisë së Dhunës në Familje për të pranishmit shpërndanë edhe fletëpalosje me moton  “JU JENI FORCA QË THYEN HESHTJEN!”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT