Saturday, June 13, 2026
spot_img
HomeLajmeNdarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot...

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Emisioni “Top Arena”, i dedikuar Botërorit 2026, ka sjellë momente interesante në natën e dytë të transmetimit, ku i ftuar ishte këngëtari Blero.

Artisti, i cili së fundmi i është përkushtuar edhe menaxhimit të futbollistëve dhe ka realizuar transferimet e para në këtë fushë, u intervistua nga Brikena, ish-banore e Big Brother VIP Albania.

Gjatë bisedës, u diskutua për karrierën e tij, jetën familjare dhe përvojat personale, ndërsa në një moment Blero vendosi të ndërrojë rolet dhe t’i drejtojë një pyetje Brikenës lidhur me jetën e saj private.

Pasi foli për martesat dhe përvojat e tij jetësore, këngëtari e pyeti Brikenën nëse lidhja e saj me Mateon kishte përfunduar.

“Ka marrë fund mes teje dhe Mateos?”, ishte pyetja e tij.

Brikena reagoi fillimisht me humor, duke e pyetur: “Ke nisur të bësh pyetje edhe ti?”, ndërsa përgjigjja e saj la të kuptohej se marrëdhënia mes saj dhe Mateos nuk vazhdon më.

“Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur. Do të kem gjithnjë respekt për Mateon dhe gjithçka që kemi bërë bashkë”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Blero tha se do të dëshironte që dyshja të ishin ende bashkë, duke theksuar se edhe fansat i shkruajnë shpesh për këtë temë.

“Do të doja shumë të ishit bashkë. Edhe fansat më shkruajnë dhe më thonë të ndërhyj që të ktheheni bashkë. Unë nuk e dija që nuk jeni më bashkë”, tha ai.

Përveç jetës private, Blero foli edhe për kapitullin e ri profesional si menaxher futbollistësh, duke thënë se futbolli ka qenë gjithmonë pasioni i tij dhe se synon të ndihmojë të rinjtë edhe në sport, ashtu siç ka bërë në muzikë.

Ai u ndal edhe te familja, duke treguar se së fundmi është bërë baba për herë të dytë dhe duke theksuar rëndësinë e fëmijëve në jetën e tij.

Në fund të intervistës, këngëtari u pyet edhe për mundësinë e një bashkëpunimi muzikor me Gjestin, duke lënë të hapur mundësinë për një projekt të tillë në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT