Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, në mbështetje të çlirimtarëve.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Endrit Thaçi ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Në postimin e tij, ai ka përcjellë mesazhin: “Kosova po pret”.
“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Marshi është organizuar nga iniciativa “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë marsh, i cili synon të shprehë mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë procesit gjyqësor në Hagë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


