Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeZhduket një vajzë 13-vjeçare në Prizren – u largua nga shtëpia dhe...

Zhduket një vajzë 13-vjeçare në Prizren – u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Një rast shqetësues është raportuar në Prizren, ku një vajzë e mitur rezulton e zhdukur, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 30 prill 2026 rreth orës 14:00 në fshatin Piranë, ku e mitura H.V. (13-vjeçare) është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.

Rastin e ka raportuar në Polici nëna e saj, Sh. K (42 vjeçare), e cila ka kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës.

Menjëherë pas raportimit, janë njoftuar njësitë e hetimeve rajonale, ndërsa rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” me udhëzim të Prokurorit kujdestar.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për lokalizimin e të miturës, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT