Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza: PDK-ja nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, do...

Hamza: PDK-ja nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, do ta dërgojmë çështjen në Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po vazhdon, siç tha ai, me veprime të papërgjegjshme dhe jo në interes të qytetarëve të Kosovës.

Në një deklaratë për media, Hamza tha se veprimet e LVV-së po prodhojnë drama dhe kriza, ndërsa paralajmëroi tërheqjen e PDK-së nga punimet e Kuvendit.

“Prej sot PDK-ja nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe do ta referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Hamza.

Deklarata e tij vjen pas zhvillimeve të fundit në seancën konstituive dhe përplasjeve mes subjekteve politike lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Përplasjet për këtë proces kanë vazhduar prej ditësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT