Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeBajrami pas ndërprerjes së seancës: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet

Bajrami pas ndërprerjes së seancës: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe zhvillimeve lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Bajrami ka deklaruar se situata e krijuar në Kuvend e bën, sipas saj, të domosdoshme ndërmarrjen e veprimeve për mbrojtjen e rendit kushtetues.

“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka paralajmëruar se, sipas saj, një nga punët e para të Kuvendit do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka deklaruar ajo.

Bajrami ka akuzuar gjithashtu pa përmendur emër konkret se një person që, sipas saj, ka ardhur në pushtet me premtime për bashkimin kombëtar po e dëmton shtetin.

“Shteti nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka shkruar Bajrami.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT