Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se 28 dhjetori i ka lënë “shije shumë të ëmbël” Lëvizjes Vetëvendsoje, andaj siç tha ai, do të synojnë ta përsërisin sërish këtë datë të zgjedhjeve.
Tahiri tha se nëse presidenti i ri nuk zgjidhjet në afat prej 60 ditësh nga momenti i konstituimit të Kuvendit, vendi shkon automatikisht në zgjedhje.
“Dhe kush është ushtrues i detyrës së Presidentit, në këtë rast nëse është zonja Haxhiu, ajo do të shkojë me patjetër, do t’i shkojë besnike sidomos apetiteve partisë së saj për caktimin e datës së zgjedhjeve”, tha ai.


