Kandidati për deputet nga LDK-ja Armend Zemaj, ka folur edhe për sondazhet për zgjedhjet e 7 qershorit, me ç’rast tha se subjekti që ai përfaqëson qëndron shumë mirë.
Zemaj në DPT te Fidani, deklaroi se partia në pushtet do ta merr përgjigjen e merituar.
“Përqindjet janë shumë të mira, nuk po dua të them se s’kemi pasur ndonjë përqindje, diçka të madhe, po aktualisht përqindjet që kanë qenë para 3-4 ditësh nuk po flas për sot se sot mundem mos me qenë i sinqertë edhe me ty”, deklaroi Zemaj në Klan Kosova.
Sipas tij, këto përqindje do ta ndërrojnë konfigurimin politik të Kuvendit të Kosovës.
“Më lehtë është atëherë për ta ndryshuar mentalitetin edhe ideologjinë politike që Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që t’i ketë tri pozitat edhe shkaku i atij insitimit vendi ka shkuar në zgjedhjet e parakohshme”, theksoi ai në Klan Kosova.


