Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuble.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet misionit të NATO-s dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Gjeneralmajor Ulutas shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR-i ka rikujtuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


