Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën për të intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, pas bisedimeve me udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
Zelensky tha ndër të tjera se pret propozime nga SHBA-të në lidhje me formën e përpjekjeve të ardhshme diplomatike që synojnë përfundimin e luftës.
Ai argumentoi se situata në vijën e frontit po formësohet në favor të forcave të armatosura ukrainase.
“Që nga fillimi i vitit, trupat e Kievit kanë çliruar territore me një sipërfaqe totale prej 590 kilometrash katrorë”, tha Zelensky.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


