Gazetari Milaim Zeka, në emisionin “Kosova today”, ka zbuluar një informacion të cilin e kishte marrë nga një mërgimtar i cili jeton në Zvicër.
Sipas Zekës, personi i lartpërmendur është arrestuar në vitin 2017 në kufirin duke hyrë për në Kroaci. Ai thotë se ky person ka qëndruar 18 muaj në burg duke u akuzuar se ai është bashkëpunëtor i Ramush Haradinajt.
“E kam një informacion të cilin e ka edhe Ramush Haradinaj për Albin Kurtin. Është një mërgimtar në Zvicër, gruaja e tij ka qenë dhe vazhdon me qenë më duket akoma diplomate në ambasadën zvicerane në Kosovë. Ky njeri është arrestuar në vitin 2017, në kufi duke hyrë në Kroaci. E kanë mbajtur 18 muaj në burg duke e akuzuar se ai është bashkëpunëtor i Ramush Haradinajt. Ai as nuk e ka njohur Ramush Haradinajn”.
Zeka më tutje zbulon se para se ta lirojnë nga burgu, mërgimtarin e ka marrë në telefon BIA serbe, duke i thënë që duhet të bashkëpunojë me një njeri “të tyre” në Kosovë i cili do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
“Këtë informacion ia sill Ramushi gjithë Albinit. Njeriu është gjallë jeton në Zvicër. Mua ma ka thënë vetë që këtë informacion ia ka dhënë edhe Ramushit. S’dua të japë më shumë detaje”, tha më tutje Zeka, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


