Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeTemperaturat e larta, IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët...

Temperaturat e larta, IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke u bërë apel qytetarëve të mbrojnë grupet më të ndjeshme dhe të njohin shenjat paralajmëruese të rrezikut nga vapa.

Përmes një njoftimi sensibilizues, IKShPK u kërkoi qytetarëve që të kontaktojnë të paktën një herë në ditë të moshuarit që jetojnë vetëm ose kalojnë pjesën më të madhe të kohës të izoluar, për t’u siguruar se janë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, institucioni rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen asnjëherë vetëm në veturë të parkuar, pasi temperaturat brenda automjetit mund të rriten shumë shpejt dhe të paraqesin rrezik serioz për jetën.

IKShPK bën thirrje edhe për kujdes ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia. Nëse një person përjeton marramendje, të përziera, konfuzion ose djersitje të tepërt, duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT