Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeZbulohet laborator i madh i drogës në një fshat të Pejës –...

Zbulohet laborator i madh i drogës në një fshat të Pejës – priten arrestime

Prokuroria e Pejës dhe Njësiti Anti-Drogë në Pejë kanë ndërmarrë një aksion në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një laborator për prodhimin e narkotikëve dhe një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike.

Në këtë lokacion është gjetur drogë në sasi të konsiderueshme, ndërsa përveç saj është zbuluar edhe një laborator që dyshohet se është përdorur për prodhimin e narkotikëve.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se pritet të ketë edhe arrestime.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar Njësiti Anti-Drogë i Policisë së Pejës dhe të gjitha njësitet relevante, së bashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT