Performanca e Yll Limanit në Gjermani ka ngjallur emocione te Endriti, djali i ish-presidentit.
Gjatë koncertit, Limani u shfaq me emblemën e UÇK-së dhe këtë moment ua dedikoi ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Para mijëra fansave, artisti tha: “Ata duhet me u kthy te na.”
Mesazhi dhe performanca e Limanit emocionuan Endritin, i cili përmes një postimi tha se “UÇK-ja është simboli që na bashkon”.
“Faleminderit Yll Limani për emocionin”, ka shkruar Endriti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


