Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajme“Zbarkojnë” në kryeqytet motoristët e Veteranëve të UÇK-së dhe Unionit Shqiptar

“Zbarkojnë” në kryeqytet motoristët e Veteranëve të UÇK-së dhe Unionit Shqiptar

Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” – Zona Operative e Nerodimes dhe të Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve kanë mbërritur në Prishtinë, pas marshit solidarizues që nisën nga Vërmica.

Motoristët janë nisur rreth orës 10:00 nga Vërmica dhe kanë vazhduar rrugëtimin drejt kryeqytetit, ndërsa tashmë kanë arritur në zonën e sheshit “Skënderbeu”.

Marshi është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Motoja e marshit është “UÇK është liria jonë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT