Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeShpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë: Dy të vdekur dhe...

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë: Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë banimi u shemb pas një shpërthimi në një zonë turistike të Athinës qendrore, bëri të ditur të shtunën një zyrtar i shërbimit zjarrfikës grek.

Shpërthimi, i cili ndodhi të premten, shkatërroi një ndërtesë dykatëshe në Plaka, pranë disa prej vendeve më të vizituara të Athinës, përfshirë Akropolin dhe Tempullin e Zeusit.

Si pasojë e shpërthimit, tre persona u plagosën, ndërsa u dëmtuan edhe shtëpi, dyqane dhe automjete në zonën përreth.

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas, tha të premten se ngjarja ka gjasa të jetë e lidhur me infrastrukturën e gazit.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për pesë personat që rezultojnë të zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT