Në draft-deklaratën e Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së të siguruar nga Gazeta Sinjali, ngrihen pretendime edhe për mënyrën se si ka funksionuar Gjykata Speciale.
Sipas dokumentit, Kuvendi i Kosovës ishte institucioni që miratoi themelimin e Dhomave të Specializuara, por në vijim, ato, sipas draftit, nuk janë sjellë si institucione të Kosovës dhe kanë shpërfillur lidhjen me shtetin.
Kuvendi pretendon gjithashtu se mandati i Dhomave të Specializuara është zgjeruar përtej qëllimit fillestar për të cilin ishte pranuar krijimi i tyre.
Në këtë kontekst, drafti i referohet raportit të Dick Martyt dhe pretendimeve të tij për trafikim organesh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


