Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeZbardhet misteri i rrëzimit të avionit në Kazakistan, hetimet: U qëllua me...

Zbardhet misteri i rrëzimit të avionit në Kazakistan, hetimet: U qëllua me raketë

Të mërkurën, 38 pasagjerë humbën jetën kur Fluturimi 8432 i Azerbajxhan Airlines u rrëzua teksa përpiqej të bënte një ulje emergjente pranë qytetit Aktau në Kazakistan.

Burimet e qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar ekskluzivisht për Euronews-in në Lyon se shkaku i rrëzimit të avionit ishte një raketë ruse tokë-ajër, e cila goditi avionin gjatë një aktiviteti ajror me dron mbi Grozny, në Çeçeni. Sipas burimeve për Euronews, raketa shpërtheu pranë avionit dhe copëzat e saj goditën pasagjerët dhe ekuipazhin e kabinës.

Goditja ndodhi gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, ndërsa avioni, i cili ishte dëmtuar rëndë, nuk iu lejua të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente. Si rezultat, avioni u detyrua të fluturonte mbi det drejt qytetit Aktau në Kazakistan. Sipas të dhënave të tjera, sistemet e navigimit GPS të avionit u bllokuan gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, duke përkeqësuar situatën.

Gjatë uljes, avioni shpërtheu në flakë duke shkaktuar vdekjen e 38 personave. 29 pasagjerë mbijetuan, ndërsa disa të plagosur janë ende nën kujdes intensiv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT