Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKjo është agjenda e seancës së nesërme konstituive

Kjo është agjenda e seancës së nesërme konstituive

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit.

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Më pas, deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa në vazhdim pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.

Rendi i ditës:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;

Betimi i deputetëve.

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT